×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kërcënime për bombë, evakuohet Muzeu i Louvrit në Paris

    Insajderi
    14 October 2023 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Muzeu i Louvrit në Paris i ka evakuuar të gjithë vizitorët dhe stafin, dhe është mbyllur në paraditen e së shtunës, pas pranimit të një kërcënimi me shkrim.

    Zyrtarë të muzeut kanë thënë se rasti lidhet me vendimin e Qeverisë franceze për ta rritur nivelin e sigurisë, pas sulmit të së premtes në një shkollë, ku një mësues është vrarë nga sulmi me thikë dhe dy persona tjerë janë plagosur.

    Shërbimi për Komunikime i Muzeut të Louvrit ka thënë se askush nuk është plagosur dhe nuk është raportuar për ndonjë incident.

    Policia në Paris ka thënë se është duke kryer hetime për rastin.

    Qeveria e Francës e ka rritur për 7.000 numrin e forcave të sigurisë në Francë, pas sulmit të së premtes.

    Qeveria është e shqetësuar edhe për ndikimin që do të mund të ketë në Francë lufta mes Izraelit dhe Hamasit.

    Muzeu i Louvrit, në të cilin vizitorët mund ta shohin Mona Lizën, mirëpret 30 – 40.000 vizitorë në ditë. /REL

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark