×
Show

Kërcënimet e Ajtollahut të Iranit nuk i trembin bukuroshet shqiptare, vazhdojnë pushimet në Dubai

Insajderi
08 January 2020 - 23:11
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Kërcënimet e bëra së fundmi nga udhëheqësi suprem i Iranit, Ajtollah Ali Kamenei se në rast të kundërsulmit nga shteti amerikan, Irani do të sulmojë Dubain dhe disa vende të tjera, nuk po duket t’iu kenë hyrë fort në vesh disa prej artistëve shqiptarë.

Kështu të paktën po tregojnë veprimet e tyre, pasi që shumë nga ta vazhdojnë të qëndrojnë për pushime në këtë vend.

Shiko > Dafina Zeqiri vjen me gjithë ekipën për herë të parë në Review

Arta Nitaj, Luana Vjollca, Marina Vjollca, Getoar Selimi, Krenar Çoçaj janë ata që tashmë ndodhen në Dubai, të paktën kështu tregojnë imazhet dhe storjet në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

Aktorja, Nitaj madje i është gëzuar faktit që s’ka luftë në këtë vend dhe ka ftuar dashamirët e saj të festojnë për këtë gjë. “Qenka mirë me dalë e me festua që s’po bëhet luftë në Dubai,” ka qenë mbishkrimi që kjo e fundit i ka vënë “InstaStory-t” të saj.

© Arta Nitaj [instagram]
Ndryshe nga kjo, moderatorja Luana Vjollca as që është marrë me mesazhin kërcënues të Ajtollahut, ajo bashkë me të dashurin e saj, Krenar Çoçajn, me motrën e saj, Marina Vjollcën dhe me burrin e të motrës, Getoar Selimin po i shijojnë në maksimum pushimet në hotelin më të famshëm në botë, atë të Burj Khalifas.

© Luana Vjollca [instagram]
© Marina Vjollca [instagram]
© Getoar Selimi [instagram]
Janë bërë gati një javë që këta të fundit po qëndrojnë në Dubai nga ku kanë nxjerrë imazhe të shumta. Bile në një prej tyre, me apo pa dashje, u pa edhe biznesmeni Çoçaj, që për vite flitet si i dashuri potencial i Luana Vjollcës.

© Getoar Selimi [instagram] – Në foto në të majtë, Krenar Çoçaj
Mat në po të njëjtin qytet pos Luanës e Krenarit, u kapën pak ditë më parë edhe Arta Nitaj, e mesfushori Adnan Januzaj. Bile këta të dy edhe imazhet që i publikonin, i kishin pothuajse identike.

Në anën tjetër as Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës e as Qeveria nuk kanë bërë ndonjë paralajmërim për banorët nga Kosova që po shkojnë për vizitë në këtë vend arab, ndonëse për vende të tilla si Irani e Iraku, ka pasur.

Deri në ndonjë paralajmërim të mundshëm, Arta Nitajt i mbetet të festojë si vizitore e rregullt e Dubait.

/ © Insajderi /

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark