×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kërcënimet me bombë në Francë, qeveria rrit masat e sigurisë në aeroporte dhe hekurudha

    Insajderi
    22 October 2023 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Franca, e cila tashmë është vënë në nivelin më të lartë të gatishmërisë nga frika e sulmeve të mundshme terroriste, do të forcojë masat e sigurisë në aeroportet përreth Parisit, por edhe në hekurudhat, siç tha sot ministri i Transportit Clement Bonn

    Patrullat në aeroportet e Parisit do të rriten me 40%, ndërsa stafi në kompaninë kombëtare të hekurudhave (SNCF) do të forcohet me 20%.

    Kujtojmë se dhjetëra aeroporte franceze kanë qenë në ditët e fundit “shënjestër” e kërcënimeve të rreme me bomba, ku ministri francez i transportit paralajmëroi se personat që janë përgjegjës do të “rrezikojnë dy deri në tre vjet burg dhe gjobë prej dhjetëra mijëra eurosh”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark