×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kërcënimi i Hekuran Muratit nuk rezulton i suksesshëm, grevistët tallen me të

    Insajderi
    29 August 2022 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deklaratës së Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, se grevistët mund të mbesin pa paga, u është përgjigjur kreu i tyre, me një shprehje të Kryeministrit Albin Kurti.

    Ali Sefaj, përfaqësues i sindikatave të shërbyesve civilë, ka shpërndarë një artikull nga deklarata e ministrit Murati dhe ka shkruar se “siç ka thënë kryeministri Kurti, ndoshta mundesh, por pastaj nuk mundesh. Se nuk ta mundëson ligji dhe askush s’mund të jetë mbi ligjin!”.

    Shprehja “ndoshta mundësh, por pastaj s’mundësh” është e njohur si e Kryeministrit Kurti, të cilën e kishte përdorur njëherë gjatë qeverisjes së tij të parë, para se të rrezohej nga pushteti.

    Në artikullin e shpërndarë nga Sefaj, ishte cituar Murati, i cili tha sot se nuk janë të obliguar t’i paguajnë punonjësit në sektorin publik, që kanë hyrë në grevë prej 25 gushtit.

    “Atë që e parasheh ligji dhe praktikat ndërkombëtare: Përderisa e drejta e grevës është e garantuar me Kushtetutë, praktikat nuk e obligojnë punëdhënësin që të paguajnë punonjësit që janë në grevë”, tha Murati.

    Qe kur filloi greva e shërbyesve civilë për pagesa dhe kushte më të mira, nga Qeveria kanë kërkuar listën e pjesëmarrësve për t’ua pezulluar pagesat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark