×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kërcënimi i qeverisë ndaj grevistëve – nënkryetarja e LDK-së: Dialog, e jo kërcënim

    Insajderi
    25 August 2022 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipje Mjekiqi ka komentuar veprimin e fundit të Qeverisë Kurti, përkatësisht Ministrisë së Financave, e cila kërkoi nga BSPK listën e grevistëve në mënyrë që të ju ndalet pagesa e benefite tjera.

    Mjekiqi kritikoi ashpër veprimet e Qeverisë Kurti, teksa shtoi se ndryshe vepronte sa ishte në opozitë.

    Nënkryetarja e LDK-së tha për Insajderin se duhet zgjedhur dialogun e jo kërcënimet.

    “Sindikatat e grevistët nuk mund t’i trajtosh ndryshe kur je në opozitë e ndryshe kur je në pushtet. Nëse udhëhiqesh nga parimet ideologjike mbi të cilat është fituar pushteti atëherë korporatizmi s’mund të jenë selektiv. Dialogu, e jo kërcënimi, duhet të jetë forma e zgjidhjes së problemit“, ka deklaruar Mjekiqi për Insajderin.

    Skandaloz e i pa pranueshëm ky veprim i qeverisë po cilësohet edhe nga partitë tjera opozitare PDK e AAK.

    Të pa pranueshëm vendimin e Qeverisë Kurti po e quan edhe kreu i Grevistëve të BSPK-së, njëherit kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj derisa paralajmëroi se mund të ketë eskalim të situatës.

    Ai tha për Insajderin se sipas ligjit për greva nuk mund të merren masa ndëshkuese ndaj grevistëve.

    “Urojë të jetë dezinformatë. Por nëse është e vërtetë është një hap tejet i gabuar dhe skandaloz qoftë i ministrit Murati qoftë i Qeverisë Kurti, greva jonë është legjitime e paraparë edhe me ligjin për grevë, duhet ta lexojnë këtë ligj. Dhe aty thuhet se në grevën legjitime s’mund të merret asnjë masë ndëshkuese, me largim nga puna apo ndonjë ndëshkim tjetër material“, tha Jasharaj për Insajderin.

    “Me kërcënime të tilla Kurti do të krijojë një situatë të rënduar, të acaruar dhe nuk besoj që do të jetë dëshirë e tyre aspak”, u shpreh ai.

    I pyetur nëse ky vendim do t’i zprapsë, Jasharaj u shprehë i bindur që jo.

    “Nuk do të zprapsemi, sepse jemi të sigurte që qeveria nuk do ta bëjë këtë hap sepse nëse e bën këtë hap në kohën kur ne po luftojmë edhe për një kafshatë të gojës, të na ndalet e tërë kafshata e tërë buka kam frikë se pastaj me apo pa qëllim qeveria do të krijojë një situatë tepër të rënduar, të esklauar dhe pastaj njerëzit me bark të uritur nuk mund të mendojnë qartë”, deklaroi ai.

    “Ne këtë grevë po e bëjmë nga zori, e kemi lutur qeverinë në të gjitha mënyrat”.

    Koha kur Vetëvendosja fajësonte qeverinë për grevën në arsim – sot vendosi t’iu ndalë pagat grevistëve

    Në një emali të drejtuar Ali Sefajt, anëtarit të këshillit Grevist dhe Përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror, ministria ka kërkuar sipas nenit 18 që të kenë një listë të personave që janë në grevë për t’i pezulluar nga puna dhe tu ndalen benefitet.

    Detajet për Gazetën Insajderi i shpalosi vet shkruesi i kësaj kërkese. Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu.

    “Po është kërkesë ligjore është neni 18 i Ligjit për Greva, paragrafi 1, i cila kërkon që persona që janë në grevë tu pezullohen paga dhe përgjegjësia nga puna. Neni 18 i Ligjit për Greva kërkon pezullimin e kontratës së punë dhe të mos këtë përgjegjësi me punu po ashtu edhe të mos paguhet, vetëm për këtë arsyeje e kemi dërguar emalin”, tha Spahiu per Insajderin.

    Tutje, zv.sekretari tregoi se ministria nuk ka qenë e njoftuar për grevë më herët dhe se sot ishin njoftuar.

    “Sot e kemi marrë njoftimin për grevë nuk kemi pas më herët njoftim. I kemi shkruar sindikatave dhe i kemi garantuar që nuk e pengojmë grevën vetëm proceduralisht na duhet me ditë kush është në grevë, prej kujt mundemi të kërkojmë punë dhe prej kujt jo. Ne kemi pranuar sot email prej Ali Sefaj dhe ati i kemi kthyer emailin duke i treguar se administrativisht duhet zhvilluar disa procedura pa e penguar procesin e grevës”, tha Spahiu për Insajderi.

    Ndërkohë, ka muaj të tërë që BSPK e SBASHK-u kanë paralajmëruar greva, paraprakisht pa pasur edhe veprime tjera sindikale para grevës së përgjithshme.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark