×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kërcënohen me vdekje pjesëtarët e KFOR-it, Policia arreston dy persona

    Insajderi
    27 February 2024 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të hënën, dy pjesëtarë të KFOR-it janë kërcënuar me vrasje në fshatin Lubiçevë të Prizrenit.

    Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se janë arrestuar dy të dyshuarit për kanosjen e pjesëtarëve të KFOR-it, të cilët janë dërguar në mbajtje.

    “Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar pushkë gjuetie”, thuhet në raport.

    Rastin e ka konfirmuar të hënën edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    Ai tha se njëri nga të dyshuarit është arrestuar derisa tjetri është i identifikuar dhe është në kërkim.

    “Me date 26.02.2024 rreth orës 10:10 policia ka marre informatën se ne fshatin Lubiqev dy persona të dyshuar i kane kanosur pjesëtaret e KFOR-it Italian të cilët ishin për vizite ne atë fshat. Patrulla policore ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me karabinierët të cilët kanë deklaruar se për deri sa ishin duke qëndruar në një lokal aty në fshat, të dyshuarit afrohen fillimisht duke i ofenduar e me pas njeri nga te dyshuarit i ka kanosur me vrasje duke ju thënë “se do shkoj në shtëpi të marr Kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve”, theksoi Bytyqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark