×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënohet Mali i Zi me hedhjen në erë të aeroporteve

    Insajderi
    13 May 2023 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Malit të Zi ka njoftuar sot se një qytetar serb i Beogradit ka bërë kërcënime ndaj aeroporteve të Podgoricës dhe Tivatit si dhe ndaj një hoteli në Sutomore.

    I dyshuari është P. M, 45-vjeç nga Beogradi.

    Policia e Tivarit është njoftuar mëngjesin e sotëm nga punonjës të një hoteli në Sutomore se një person i panjohur në një lidhje telefonike ka thënë se do të “hedhë në erë” hotelet dhe stacionet hekurudhore, pa specifikuar se cilat, njoftoi Drejtoria e Policisë.

    Prokurori, siç raportohet, e cilësoi si vepër penale të shkaktimit të panikut.

    Gjatë hetimeve, punonjësit e policisë së Tivarit, në bashkëpunim me oficerët e zyrës së Interpol-it në Podgoricë, kanë konstatuar se telefonata kërcënuese ka ardhur nga P.M. (45) nga Beogradi,.

    Policia thotë se ka konstatuar se telefonatat e bëra mëngjesin e sotëm në numrat e telefonit të aeroportit të Podgoricës dhe të Tivatit kanë qenë nga i njëjti numër telefoni.

    Aeroportet e Malit të Zi kanë njoftuar se mëngjesin e sotëm pas orës nëntë kanë marrë kërcënime me telefon për bombë, për këtë arsye janë shtuar kontrollet e sigurisë në aeroportet e Podgoricës dhe Tivatit, por qarkullimi nuk është ndalur as në Podgoricë dhe as në Tivat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark