×
  • Showbiz
  • Show

    Bullizimi ndaj Selena Gomez, kërcënohet për vdekje Hailey Bieber

    Insajderi
    24 March 2023 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Modelja e njohur Hailey Bieber është kërcënuar me jetë nga disa fansa të këngëtares Selena Gomez.

    Fansat nga të dy kampet nuk e qojnë mirë mes vete që kur Bieber është martuar me Justin.

    Në fakt, fansat e Selena Gomez nuk hezitojnë fare ta thumbojnë modelen sepse thonë që e njëjta i ka “vjedhur” nga duart Selenës këngëtarin kanadez.

    Ka qenë pikërisht Gomez ajo që ka publikuar në “InstaStory” të saj që Hailey ka marrë kërcënime.

    “Hailey Bieber më ka kontaktuar duke më bërë me dije se ka marrë kërcënime me vdekje dhe urrejtje negative. Unë nuk e toleroj këtë. Askush nuk duhet të përjetojë bullizimin apo urrejtjen. Unë gjithmonë kam avokuar për mirësi dhe vërtet dua që e gjithë kjo të ndalet” ka shkruar Gomez.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark