×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënoi me vrasje dhe publikim të fotografive intime nga ish të dashurën, arrestohet i dashuri

    Insajderi
    21 November 2023 - 08:46

    Është arrestuar një person dje në Obiliq pasi ka kërcënuar me vrasje dhe me publikim të fotografive intime ish-të dashurën e tij, shkruan Gazeta Express.

    Sipas policisë rasti ka ndodhur mes viteve 2021-2023.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Obiliq Gjatë viteve 2021-2023. Viktima femër kosovare raporton se ishte shantazhuar dhe kanosur nga i dyshuarin mashkull, i cili e kishte kushtëzuar që në rast se viktima nuk vazhdon lidhjen e dashurisë me të dyshuarin që e kishin pasur me herët i dyshuari do t’i publikon fotot intime të viktimës dhe do ta vriste atë ose ndonjë anëtar të familjes së saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark