×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënoi pronarin e dyqanit me thikë dhe i theu xhamat, shqiptari gjendet i vdekur në makinë

    Insajderi
    25 June 2022 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një 43-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Klodjan Zoga ka ndërruar jetë pas sherrit me pronarin e një dyqani në Itali.

    Sipas medieve italiane, ai kërcënoi me thikë një zejtar, i theu xhamin e dyqanit të tij, u plagos rëndë dhe u largua.

    Ai u gjet i vdekur pak kilometra më tutje  me makinën me të cilën ishte arratisur.

    Ngjarja ka ndodhur në krahinën e Leçes.

    Klodjan Zoga ishte me banim në Poggiardo dhe punonte murator.

    Trupi i tij u gjet pranë Parco dei Guerrieri në Poggiardo, disa kilometra larg dyqanit të vendosur në Cocumola, një fshat i Minervino.

    Sipas policisë, shqiptari mëngjesin e djeshëm shkoi i armatosur me thikë në Cocumola, duke kërcënuar pronarin e dyqanit me të cilin kishte pasur një mosmarrëveshje në të shkuarën.

    Pas kërcënimeve, ai dëmtoi një xham por u plagos dhe u largua me makinën e tij.

    Karabinierët u lajmëruan nga shoferët kalimtarë./Abcnews.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark