×
  • Showbiz
  • Biznes
  • Biznes

    Kërkesa e Feros për largimin e tatuazheve – Klinika Estethica tregon disa nga arsyet që vështirësojnë këtë proces

    Insajderi
    11 October 2023 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero ka bërë sot një postim në InstaStory ku ka kërkuar ndihmë nga ndjekësit për t’i fshirë të gjitha tatuazhet.

    Kush mundet me më ndihmu si me i heq të gjitha tatuazhet”, ka thënë Fero.

    Por, sa është e vështirë të largohen tatuazhet dhe cilat janë disa nga arsyet që vështirësojnë këtë proces na tregon Krenar Dobroshi, profesor në Kolegjin e Shkencave Mjekësore ‘Rezonanca’.

    Largimi i tatuazheve është sfidë shumë herë më e madhe se sa bërja e tyre, për disa arsyje“, tha Dobroshi.

    Profesori Ligjerues Krenar Dobroshi është pronar i poliklinikës estethica në dy lokacione në Prishtinë. Poliklinika ofron dermatologji, kirurgji plastike, gjinekologji, mbjellje tw flokëve, stomatologji, nutricion dhe shërbime estetike. Prof. Ligj. Dobroshi shërben si profesor në Kolegjin e Shkencave Mjekësore
    ‘Rezonanca’.

    I certifikuar si një ekspert ndërkombëtar i aplikimeve të lazerave, me mbi 11 vjet përvoje pune, ka punime dhe publikime në faqe të ndryshme të Kompanive të laserëve.

    Këto janë arsyet që vështirësojnë largimin e tatuazheve:
     
    Kohëzgjatja:
    Arsyeja e parë është faktori kohë. Në shumicën e bërjes së tatuazheve, preferohen 1 apo 2 seanca dhe procesi është i përfunduar përjetësisht. Në rastin e largimit të tatuazheve duhet aplikuar 8-12 seanca, cdo 8 javë varësisht nga agresiviteti i parametrave, shërimit të lëkurës dhe sezonës së vitit.
     
    Kostoja e trajtimit:
    Bërja e tatuazheve ka një çmim relativisht të ulët në krahasim me largimin e tyre. Cmimet për largimin e tatuazheve me laser, qofshin edhe të njëjta, duhet pasur parasysh që duhet të përsëriten 8-12 herë rradhazi në çmimin e njëjtë.
     
    Dhimbja:
    Ndjesia gjatë shpimit me gjilpërë është më e lartë në krahasim me goditjet e laserit, por sërish duhet pasur parasysh që do të përsëriten.
     
    Eliminimi:
    Se sa efikas do të jetë eliminimi i tatuazhit varet nga disa faktor:
    Faktori njeri – specialist duhet të jetë me të vërtetë i aftë dhe me përvojë që të
    përcaktoj parametrat e saktë gjatë secilës seancë si dhe të jetë në gjendje të bëjë
    kombinime me laser të tjerë për rezultate maksimale;
    Faktori laser – laseri duhet të jetë jashtëzakonisht i mirë dhe i certifikuar nga FDA
    (Food and Drug Administration), pra të ketë dëshmi që nuk paraqet rrezik për
    shëndetin e njeriut;

    Madhësia dhe vendndodhja e tatuazhit: sa më i madh të jetë tatuazhi largohet më ngadalë; po ashtu, zonat e ndjeshme kërkojnë më shumë seanca dhe paraqesin më shumë dhimbje;

    Ngjyra dhe kualiteti i ngjyrës: tatuazhet me ngjyra kërkojnë më shumë dedikim dhe janë më rezistente në largim; në të njejtën kohë kualiteti i dobët i ngjyrave bën largimin e tyre më të vështirë dhe befasisht ndryshojnë ngjyrë gjatë largimit;

    Thellësia e gjipërës: sa më thellë të jetë punuar tatuazhi, aq më i vështirë është largimi i tij;

    Faktori i shëndetit: pacienti duhet të jetë në gjendje të shëndetshme psiko-fizike, dhe mos të ketë ndonjë sëmundje të kronike apo të rrezikshme, apo mos të jetë duke përdorur barna specifike.

    Faktori moshë: sa më e re që të jetë mosha, aq më shumë dhe më shpejtë do të largohet tatuazhi.

    Faktori i kujdesit: pacienti duhet të ketë kujdes të vecantë ndaj diellit, përdorimit të produkteve mjekësore për shërimin e lëkurës, mos-ngacmimi apo lëndimit të zonës së trajtimit.
     
    Ne në klinikën tonë përdorim lazerin e fuqishëm Q-Switch 1064nm – Alma Harmony XL PRO. Laseri për kujdesin ndaj lëkurës me më së shumti indikacione të aprovuara në botë nga FDA – mbi 65 indikacione mjekësore/estetike, që trajton: rrudhat, telangiktazitë – kapilarët e zgjeruar në fytyrë dhe nëpër këmbë,
    hiperpigmentimet/njollat kafe, aknet dhe shenjat e akneve, largon tatuazhet; nuk shkakton dhimbje dhe është pa efekte anësore. Ky laser ka fituar ҫmimin botëror nga instituti estetik “MFMB” në Angli.

    Laseri Alma Harmony XL PRO jep impulse jashtëzakonisht të shkurtra që përthithen nga ngjyra e tatuazhit, duke copëtuar grimcat e ngjyrës nga një efekt foto akustik.

    Edhe pse goditjet janë shumë të fuqishme dhe skajshmërisht precize, laseri e mbanë të padëmtuar indin përreth. Sistemi limfatik i trupit pastaj pastron fragmentet e ngjyrës, duke bërë që tatuazhi të zbehet me rrezik minimal të krijimit të shenjave ose të hiperpigmentimeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark