×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkesa e Haradinajt për kancelarin austriak në lidhje me liberalizimin e vizave

    Insajderi
    19 November 2018 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron në një vizitë zyrtarë në Vjenë të Austrisë.

    Ai në mëngjes ka zhvilluar edhe një takim me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.

    Këtë takim e ka konfirmuar vetë Haradinaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, transmeton Insajderi.

    “Sot, në Vjenë të Austrisë zhvilluam një mëngjes pune me kancelarin Sebastian Kurz dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perendimorë, ku theksova se Kosova është e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe e gatshme të marrë përsipër obligimet e saja, por se kjo duhet të jetë reciproke.  I njoftova homologët se vendi ka shënuar progres në implementimin e MSA-së dhe ERA 1 dhe se tani po presim edhe lansimin e ERA 2”, ka shkruar i pari i qeverisë kosovare.

    Haradinaj ka kërkuar nga Kurz, që BE-ja ta fut në agjednën e saj liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Ka vlerësuar se heqja e vizave është mundësi shumë e madhe për kosovarët, por edhe shtetet e tjera të BE-së dhe rajonit.

    “Kosova është vendi i vetëm në BE dhe rajon që ende nuk lëvizë lirshëm dhe nga Kancelari Kurz kërkova që liberalizimi i vizave, të futet në agjendën e BE-së, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga BE. Përveç të drejtës tonë për lëvizje të lirë, liberalizimi i vizave për Kosovën do të thotë më shumë partneritet, më shumë treg e mundësi këmbimi për vendet e BE-së dhe rajonit”, përfundon postimi i Haradinajt.

    Gjatë vizitës së tji në Vjenë, shefi i ekzekutivit kosovar pritet të takoeht edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark