×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkesa e PSD-së pas mbledhjes së qeverive në Pejë

    Insajderi
    27 November 2018 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Socialdemokrate ka përshëndetur arritjen e marrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, gjatë mbledhjes së djeshme që u mbajt në Pejë.

    Nënkryetari i kësaj partie, Visar Ymeri ka thënë se Unioni doganor do të ketë bashkim doganor për heqjen e barrierave tarifore dhe jo tarifore , ndonëse sipas tij, ky është vetëm një hap prej atyre të domosdoshmeve, ngase duhet të hiqen edhe pengesat e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve, si dhe ato për shërbime.

    “Tregu i përbashkët do t’i përmbushte nevojat e dy vendeve dhe do të behej konkurrent me tregjet e huaja”, ka thënë ai në një konferencë për media.

    Ndërkaq, deputeti Dardan Molliqaj ka folur për rezolutën e iniciuar nga PSD për heqjen e tarifave roaming, e cila sipas tij, pritet të bëhet funksionale gjatë vitit të ardhshëm

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark