×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kërkesa skandaloze e deputetes – Ambasadorët e huaj të raportojnë në kuvend për mosliberalizimin e vizave për Kosovën

    Insajderi
    01 December 2021 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në komisionin parlamentar të Integrimeve Evropiane ku deputetët diskutuan për çështjen e mosliberalizimit të vizave për Kosovën, u bë një kërkesë e pazakontë.

    Anëtarja e këtij komisioni, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka kërkuar që për raportim në kuvend të shkojnë amasadorët e shteteve që kanë qenë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

    “Konsideroj se është e nevojshme të filloj një cikël i ambasadorëve që duhet të vinë, natyrisht fillojmë me Francën por edhe me të tjerë që duhet të vijnë në komision e të shohim modalitetet si komision se cila është perspektiva e tyre në raport me ndryshimet të cilat mund të ndodhin në Kosovë sa I përket liberalizimit”, tha Deliu gjatë mbledhjes së komsionit. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark