Që në përfundim të edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë angazhuar në xhirimin e filmit të tyre të parë, “Në kuadër të dashurisë”.

Pak ditë më parë, dyshja njoftoi mbi datën e publikimit të filmit, që në vete ngërthen edhe shumë figura të tjera të njohura të shoubizit shqiptar.Filmi do të shfaqet në kinema me 9, 10 dhe 11 tetor, teksa ka nisur numërimi mbrapa.Megjithatë, Luizi njofton se ka pasur mesazhe të shumta nga fansat që kanë kërkuar të blejnë bileta.

Ai thotë se as vet nuk mund t’i sigurojë ato, pa hyrë në faqe online për t’i rezervuar.Biletat për shfaqjen e filmit në Pallatin e Kongreseve i ka vënë në shitje “Vivere Ticketing” dhe si duket numri i biletave të mbetura është shumë i vogël.