×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kërkesën për blerjen e raketave anti-tank “Javelin” ish-ministrit thotë se e bëri ai, publikon edhe pamje

    Insajderi
    11 January 2024 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka folur për kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”, shkruan Insajderi.

    Mehaj përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se kërkesa ishte bërë sa ishte ai ministër, madje ka publikuar edhe pamje nga momenti i takimit në SHBA.

    Investimi për Ushtrinë e Kosovës, ish-ministri thotë se ka nisur dy vite e gjysmë më parë.

    “Nën mandatin tonë, jo vetëm raketat “Javelin” e Dronët Bajraktar, por edhe shumë sisteme e kontingjentet të tjera janë blere e janë në proces, e që konsideroj se duhet të mbesin pa u publikuar e në shërbim të interesit kombëtar“, ka shkruar ai.

    Reagimi i plotë:

    Sot gjatë ditës jam kontaktuar nga shumë gazetarë, miq, dashamirë dhe shokë, në lidhje me lajmet e fundit për blerjen e raketave anti-tank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ky investim për ushtrinë tonë ka nisur tash e dy vite e gjysmë më parë.

    Nën mandatin tonë, jo vetëm raketat “Javelin” e Dronët Bajraktar, por edhe shumë sisteme e kontingjentet të tjera janë blere e janë në proces, e që konsideroj se duhet të mbesin pa u publikuar e në shërbim të interesit kombëtar.

    Siç edhe e kam thënë me herët për mua ka qenë mision kryesorë forcimi me armatim i ushtrisë së Kosovës, për çka jam krenar që nën mandatin tonë mbi 292 milion euro i kemi shpenzuar në ketë drejtim.
    Dronët, raketat “Javelin” dhe shumë sisteme e kontigjentë të tjera, janë e arritur e jashtëzakonshme e shtetit tonë për ushtrinë e Kosovës.

    Anëtarësimi në aleancën e NATO-së është pikësynimi i ynë.

    Miqësia e 🇽🇰 me 🇺🇸 është e pathyeshme dhe e përjetshme.

    Një gjë dua të ia konfirmojë popullit tim se siguria e jonë është me e fortë dhe me e mirë se sa duket në shikim të parë dhe shihet në publik.

    Armatosjen e ushtrisë dhe Kosovës e kemi amanet nga dëshmorët e kombit, martirët, invalidet dhe veteranët e luftës.
    Ushtria e Kosovës është nderi dhe krenaria e jonë.

    (fotografi është nga ditët e para të parashtrimit të kërkesës për blerjen e raketave anti-tank “Javelin” në SHBA)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark