×
Show / Fashion

Kërkimi i lumturisë na bën të palumtur

Insajderi
12 August 2019 - 15:05
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në përgjithësi njerëzit duan të ndihen të lumtur, por arritja e një gjendje të lumturisë merr kohë dhe përkushtim.

Hulumtuesit tani kanë zbuluar se personat që e ‘ndjekin’ lumturinë shpeshherë ndihen sikurse nuk kanë shumë kohë brenda dite, dhe kjo, në mënyrë paradoksale, i bën ata të palumtur, transmeton Telegrafi.

Aekyoung Kim nga Universiteti Rtugers dhe Sam Maglio nga Universiteti i Torontos e kanë analizuar këtë efekt përmes eksperimenteve të ndryshme dhe i kanë publikuar rezultatet e tyre në revistën ‘Psychonomic Bulletin & Review’.

Kim dhe Maglio gjithsej i kanë kryer katër studime për të parë se si kërkimi i lumturisë ndikon në perceptimin e kohës te njerëzit. Ky kërkim ka shkaktuar që personat ta mendojnë kohën si diçka të limituar.

Në studime, pjesëmarrësve iu është kërkuar t’i listojnë gjërat që i bëjnë të lumtur ose të përpiqen ta bëjnë veten të ndihen të lumtur gjatë kohës kur e kanë shikuar një film të mërzitshëm rreth ndërtimit të urave – rrjedhimisht e kanë demonstruar lumturinë si një qëllim që duhet ndjekur.

Pjesëmarrësve tjerë iu është kërkuar ta mendojnë lumturinë si një qëllim që veçse e kanë arritur, dhe në vend se të shikonin filma me ura, ata kanë shikuar filma komedi dhe i kanë listuar vetëm gjërat që veçse i kanë bërë ata të ndihen të lumtur.

Rezultatet e hulumtuesve kanë treguar se perceptimi i një personi për kohën si diçka e limituar ndikohet nga kërkimi i tyre i lumturisë (i cili shpeshherë është i pa arritshëm).

Por, ndjesia se koha është diçka e pamjaftueshme zbutej për pjesëmarrësit të cilët vazhdimisht mendonin se e kanë arritur qëllimin e tyre për të qenë të lumtur në ndonjë shkallë të caktuar.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark