×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kërkohet dorëheqja e ministrit Faton Peci, e pyesin a ka fëmijë e zemër

    Insajderi
    25 December 2022 - 20:01

    Kryetar i PDAK-së, Qazim Rrahmani, ka reaguar pas publikimit të një video ku shihet një vajzë e komuniteteve jo shumicë afër tavolinës ku po qëndronte ministër Faton Peci derisa largohet dhunshëm nga lokali nga një kamarier.

    Ai thotë se kjo video tregon racizmin, diskriminimin dhe injorancën e pushtetarëve tonë.

    Rrahmani u kërkon deputetëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian që janë pjesë e Qeverisë Kurti që të kërkojnë dorëheqjen e ministrit Peci.

    “Kjo video tregon racizmin,diskriminimin dhe injorancën e pushtetarëve tonë shtetit . Në sy të një Mnistri shtetit të veprohet me një vaglueshe kështu kjo është turpi i dynjasë. O Ministër nëse nuk ke pasur vullnet me i ndihmu kësaj voglueshe spaku ke mundur me thanë kamarjerit sillu pak ma qetë, kërkoj nga deputetët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjipjan që janë pjesë e Qeverisë Kurti kërkoni dorëheqjen e këtij Ministri racistë e injorantë. Zoti të marroftë o ministër Peci. A ki fëmijê morre burrë a ki shpyrt e zemër.O mjer ne çfar deputet të komuniteteve kemi, se ky për këtë sjlleje kishte shkuar shpi”, shkruan ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark