×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kërkohet paraburgim për zyrtarin e SHKK që futi drogë në burg

    Insajderi
    02 November 2022 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Kreshnik Reçicës , pasi i njëjti po dyshohet për dy vepra penale, shkruan Insajderi.

    Reçica po dyshohet se ka futur drogë në qendrën e paraburgimit në Lipjan, përkatësisht ka kryer dy vepra penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substanca psikotrope dhe analoge”.

    Prokurori i Shtetit, ka filluar hetimet dhe njëherit brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

    “Gjilan, 01. Nëntor 2022- Prokuroria Themelore ne Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin- zyrtarin korrektues K.R nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale dhe atë : Keqpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 414 të KPRK-së dhe Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substanca psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 1 të KPRK-së. Lidhur me këtë rast, Prokurori I Shtetit, ka filluar hetimet dhe njëherit brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark