×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kërkohet që krerët e shtetit të dalin pak në terren edhe tek pjesa e Veriut të Kosovës

    Insajderi
    18 December 2022 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka folur për zhvillimet në veri të vendit.

    Sheholli i ftuar në InDoks të Gazetës Insajderi është shprehur i zhgënjyer nga neglizhenca e treguar sipas tij nga ana e krerëve të institucioneve kosovare, duke filluar nga presidentja, Vjosa Osmani, kryeparlamentari, Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti.

    Ai i ka sugjeruar që ndonjëherë të “doken” në Veri edhe fizikisht teksa vet po jepte interviste nga sheshin “Car Llazari’, në Mitrovicën e Veriut.

    “Po i bëjmë të fala të gjithëve këtu nga ky vend për të cilin shumë rrallë e përmall vijnë krerët e institucioneve të Kosovës, duke filluar nga kryeministri, kryeparlamentari e presidentja këtu në terren e prandaj po ju themi terreni është në Veri të Mitrovicës së Kosovës. Jemi këtu për të shikuar dhe mbledhur informacione në emër të Institutit për Afrimin e marrëdhënieve ndëretnike, që ka të bëjë me gjendjen aktuale të kësaj pjese”, ka thënë  drejtori i IAMN.

    Sipas tij sovraniteti në atë pjesë është zbehur tejmase, aq sa shprehet se në të kalurën ka qenë shumë më mirë.

    “Ne të gjithë po them që është e qetë por kjo situatë, unë në bazë kësaj çka po shohim ditë për ditë ka shumë më pak sovranitet të Republikës së Kosovës se që kishte vitet e kaluara. Për arsye se asnjë institucion i Kosovës përveç Policisë tonë që është prezentë në këtë pjesë nuk punojnë, as komunat, as asamblesistët asnjë çështje që ka të bëjë me mirëqenien e qytetarëve, prandaj unë shpresojë që institucionet e Republikës së Kosovës duhet të kenë kujdes të veçantë për këtë gjendjen të krijuar, Të shpresojmë dhe besojmë kur publikohet ky emisioni i juaji mos të kemi barrikada në veri të Kosovës”, deklaroi Sheholli.

    Republika e Kosovës u tërhoq nga dy vendime. Një zmbrapsje për targat e pati Albin Kurti si Kryeministër e një tjetër për zgjedhjet Vjosa Osmani si Presidente.

    Emisioni i plotë: Kur fryn Veriu

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark