Insajderi
Botë

Kërkohet nga parlamenti të mos e votojë referendumin në Britani

Insajderi
25 June 2016 - 19:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti laburist në parlamentin britanik, David Lammy, ka kërkuar që parlamenti të votojë kundër miratimit të referendumit për dalje nga Bashkimi Evropian.

Ai ka thënë se parlamenti duhet “ta ndalojë këtë çmenduri” për shkak se sipas tij, referendumi ka pasur funksion këshillues por jo edhe obligues për shtetin, njofton The Independent.

“Zgjohuni.  Ne nuk kemi pse ta bëjmë këtë,” ka thënë ai përmes Twitter.

“Ne mund ta ndalojmë këtë çmenduri dhe të përfundojmë këtë ankth,” ka shkruar ai.

Në anën tjetër, një milion njerëz tashmë kanë votuar një peticion për një referendum të dytë në Britani./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark