×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kërkoi emrin e gjyqtarit që e liroi Pantiqin, KGjK i reagon ashpër Kurtit  

    Insajderi
    28 December 2022 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti në lidhje me ndryshimin e masës së sigurisë për ish-policin serb, Dejan Pantiq.

    Kurti në konferencën e sotme kërkoi të dijë emrin e gjyqtarit, që ia ka ndryshuar masën e paraburgimit Dejan Pantiqit, të akuzuar për terrorizëm.

    Këtë veprim të kryeministrit, KGjK po e konsideron tentim për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

    “Këshilli Gjyqësor i Kosovës shpreh shqetësim për kërkesën e Kryeministrit Albin Kurti për t’u informuar me emrin e gjyqtarit i cili ka marr vendim ligjor për ndërrimin e masës së të pandehurit Dejan Pantiq nga paraburgimi në arrest shtëpiak.”

    KGjK ia rikujtoi Kurtit se gjyqtarët janë dhe duhet të jenë të pavarur gjatë ushtrimit të detyrave kushtetuese e ligjore.

    “Rikujtojmë Kryeministrin se gjyqtarët janë dhe duhet të jenë të pavarur gjatë ushtrimit të detyrave të tyre kushtetuese dhe ligjore, ndërsa tendencat për ndërhyrje janë të papranueshme dhe si të tilla i dënojmë fuqishëm.”

    Pasi Kurti pyeti se kush është gjyqtar, KGjK ka thënë se “personi zyrtar kompetent që ka marrë këtë vendim quhet gjyqtar i Republikës së Kosovës”.

    “Sa i përket pyetjes së Kryeministrit Kurti për emrin e gjyqtarit që ka vendosur në lidhje me këtë rast, Këshilli Gjyqësor publikisht e informon Kryeministrin Kurti se bazuar në Kushtetutë dhe Ligj, personi zyrtar kompetent që ka marr këtë vendim quhet Gjyqtar i Republikës së Kosovës, vendimet e të cilit duhet të respektohen pa i komentuar, pa përjashtim, përfshirë edhe Qeverinë.” /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark