×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Kërkoj ndjesë, nuk …”/ Egla reagon për herë të parë që pas përjashtimit me zarf të zi

    Insajderi
    03 April 2024 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Egla qëndroi e mbyllur në dhomën e bardhë, një dhomë e re e shtuar në shtëpinë e Big Brother, që pas eliminimit të saj me zarf të zi. Banorja foli duke thënë se këto ditë kanë qenë shumë të zhurmshe në kokë për të dhe shumë të heshtura në fjalë, e gjithashtu se si i ka kaluar ato orë brenda asaj dhome.

    “Jam këtu dhe Dhoma e Bardhë duke prit vazhdimin e zarfit të zi. Është si ëndërr, sikur je në një ëndërr ku nuk egziston asgjë. Isha kokërr kafeje dhe tani jam pluhur e bluar. Malli më ka marrë për çupkën, Heidin. Artistin e madh që ësht Juli dhe njeriun e vogël që është Juli. Jetmiri? Zgjuarsia e Rikes. Sigurisht për Ilnisën dhe Meritonin, Ilnisën më shumë. Më vjen keq që nuk i rezistova dot provokimit, kërkoj ndjesë për këtë”-ka deklaruar Egla gjatë 48 orëve që ishte e mbyllur.

    Gjatë spektaklit të sotëm, Egla foli sërish dhe u shpreh kurioze se çfarë do të ndodhë me të në vazhdim

    Ledion Liço: Si i ke kaluar ato 48 orë aty?

    Egla: Shumë të zhurmshme në kokë, të heshtura në fjalë. Të bardha shumë, siç e sheh. Shumë gjumë. Kan qenë mes zhurmësh dhe heshtjes. Përdora këto gjërat që më keni lënë për të ngrënë për të krijuar një njeri, një palë sy t’i shikoja. Kam pyetur herë pas here për Meritonin, si u bë. E përsëris që është një gjest që nuk duhet bërë. Asnjë nuk duhet ta bëjë. Bie pre e provokimeve në fund të ditës. Nuk e di se sa fortë duhet. Por më fortë…

    Ledion: Mes të çarave të mureve, ke dëgjuar gjë?

    Egla: Kam dëgjuar sot Roemon dhe Julin që i thonin e ke pasur idhull Eglën. Më erdhi keq për Romeon, jo për Eglën ashtu. Më erdhi keq për Heidin, sepse dëgjova që po linte shtëpinë. Dëgjova që kishte takime në derën e kuqe. Unë duhet të dijë se çfarë do të ndodhë me mua.

    Ledion: Do të duhet të presësh dhe pak.

    Egla nuk e dinte se pas pak çastesh do t’i bashkohej Ilnisa dhe Meritoni.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark