Është hera e parë, që po kërkoj përkrahjen e juaj, në këtë rrugëtim, për ta ndërtuar një të ardhme të përbashkët.
Po flas, për një kontratë qytetare me Ju, kontratë parimore, të cilën do ta vazhdojmë vetëm në bazë të meritokracisë.
I bindur se LDK-ja, në këtë rrugëtim për Prishtinën, është alternativa më e mirë, me programin dhe ekipin më të mirë. Na pret shumë punë! Punët e mira do të vijnë, pasi ta marrim besimin Tuaj!
Sot po fillon edhe zyrtarisht fushata, e unë nga Ju do të kërkoj një kontratë afatgjatë, besimi dhe angazhimi për Prishtinën!
Angazhimet e mija, kudo që jam, do të jenë me sinqeritet, korrektësi dhe vendosmëri.
Vetëm s’bashku mund t’ja dalim!