×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kërkonte para, ka dashur t’ia këpus duart babait” – gazetarja denoncon ortopedin që u arrestua për marrje ryshfeti

    Insajderi
    06 September 2023 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sami Delija, ortoped, u arrestua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si i dyshuar për veprën penale “marrje e ryshfetit”. Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij, pranë Gjykatës kompetente.

    Pas arrestimit të doktorit ka reaguar publikisht gazetarja Elmedina Ballazhi, e cila pohon se mjeku në fjalë i ka kërkuar para familjes së saj, gjatë kohës sa po trajtohej në QKUK prindi i saj.

    “Nënës dhe vëllaut tim i ka kërkuar që të shkojnë në zyre tij, në mënyrë që t’iu kërkoj para”, shkruan gazetarja.

    Ajo thotë se pacientët u kanë treguar se doktorit në fjalë u kanë dhënë nga 100 euro dhe nga 100 pula.

    “-Familjarët e pacientëve që kanë qenë në dhomë me babin tim, na patën treguar se “Samis i kena jap 100 euro  dhe 100 copa pula, se vetë na ka kërku ai”, shkruan ajo.

    Postimi i saj i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark