Nuk ekziston asnjë rregull universal për përgatitjen e lëkurës për rrezitje. Ka lëkurë që nuk ka nevojë për përgatitje gjatë ekspozimit në diell dhe rrezeve ultravjollcë, për shkak të tipit të lëkurës me mekanizëm të mirë mbrojtës (p.sh. pigment, trashësi të lëkurës, imunitet)
Për të lehtësuar problemet e reaksioneve të lëkurës si pasojë e rrezeve ultravjollcë, në Evropë lëkura kategorizohet në 4 lloje (I-IV) si dhe nëntipit të veçantë të lëkurës së fëmijës.
Për të gjitha llojet e lëkurës vlen rregulla kryesore: të mos ekspozoheni në rrezet UV gjatë kohës kur janë rrezet shumë të forta (11-15 ora, ose prej 10-16 orë në varësi të moshës, kohës, pozitës gjeografike etj.) si dhe të dilni gradualisht në diell, nëse dëshironi të fitoni nxierje konstante.
Për tipin e lëkurës III dhe IV (ten më i errët) dhe pa nevojë të veçantë, janë të mjaftueshëm faktorët 15 deri 25, ndërsa tipit I dhe II i nevoite faktor me SPF mbrojtës 25 deri 50.
Në fillim faktori mbrojtës duhet të jetë më i lartë
Fillimisht gjatë ekspozimit në diell, lëkura duhet të përdor faktorin 50 e më pas të ulet. Në vende tropikale apo lartësi të larta malore, është mirë që të gjithë tipet e lëkurës të përdorin faktor më të lartë. Gjithashtu është e nevojshme që të aplikohet më shumë faktor mbrojtës për tipet e lëkurës me nevojë të veçantë – për shembull alergji nga dielli, njollla apo melanoma.
Fëmijët kanë nevojë që të aplikojnë faktorë mekanikë, nëse i ekspozohen diellit. Këtu duhet theksuar se një pjesë e fëmijëve, por edhe e të rriturve kanë nevojë për rreze UV si pasojë e marrjes së vitaminës D. Kjo nuk do të thotë se ata duhet të ekspozohen ndaj diellit në kohën e rrezatimit të fortë diellor, shkruan femra.net
“Solariumi nuk preferohet aspak”! Por, në konsultim me ndonjë dermatolog, mund të aplikohet si një lloj terapie e çrregullimeve të caktuara të lëkurës, apo shumë rrallë, si një përgatitje për të parandaluar alergjinë nga dielli, thekson Dr. Mirjana Tudoric, dermatologe specialiste.