Momentet e përgatitjes së valixhes janë gjithmonë stresuese për një femër dhe dilemat janë gjithmonë për rrobat që do të merren me vete për udhëtimin.
Fillimisht bëni një listë të gjërave që do të merrni mundësisht hartojeni ditë përpara, kështu do të keni kohë për ta riparë nëse duhet të bëni ndryshime.
Paketoni më parë gjërat më të mëdha e pastaj ato më të vogla.
Përdorni çantat organizuese apo të tualetit. Mënyra e paketimit të sendeve të lëngshme si shampove, balsamit, kremrave të ndryshme, është po ashtu e rëndësishme. Në këtë rast, disa shishe më të vogla do të zgjidhnin shumë punë. Në fund të fundit, nuk ju nevojitet një shishe shampoje e plotë, për 10 ditë pushime. Prandaj hidheni në shishe më të vogla.
Këpucët zënë gjithmonë hapësirën më të madhe në valixhe, prandaj ekspertët ju këshillojnë që secilën këpucë ta fusni në qese më vete në mënyrë që të zërë pak vend. Sigurohuni që të merrni me vete vetëm ato këpucë që do i përdorni vërtet, dhe të vishni për rrugës ato që zënë më shumë vend.
Këpucët mund t’i përdorni edhe për të vendosur gjëra të vogla në hapësirat brenda tyre, sende që mund të dëmtohen lehtë, të cilat, gjithsesi, duhen mbështjellë më përpara.
Gjërat që mund t’ju duhen gjatë rrugës, për shembull: kapele, shall, çadër, triko, etj.