×
Show

Këshilla për t’u zgjuar herët dhe me humor të mirë

Insajderi
09 June 2016 - 12:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shfrytëzoni sezonin e bukur për të ndryshuar zakonet tuaja. Të zgjuarit herët në mëngjes është një kënaqësi më vete. Akoma më mirë nëse do të dini si të zgjoheni me humor

Duhet pranuar fakti se, për t’u zgjuar herët gjatë dimrit janë të nevojshme motivacione të forta dhe të vendosura. Bukuria e kësaj stine për shembull është njëra prej tyre. Në verë, ndryshimi i zakoneve (dhe orari i zgjimit) bëhet më i thjeshtë, sepse drita kontribuon për të zgjuar metabolizmin.

Efektet e dritës

Lejoni që në dhomën tuaj të futet pak dritë, ose ndryshe flini me grila hapur. Kjo është një çështje zakoni e cila ndihmon të sinkronizoheni me natyrën. Zgjimi së bashku me diellin stimulon endorfinën dhe kontribuon për mirëqenien e metabolizmit. Kur të çoheni (herët) hapini dritaret për të marrë ajrin e freskët, një zakon i duhur ky për ambientet e shtëpisë, por edhe për mirëqenien tonë. Drita e diellit përmirëson humorin, duke luftuar ankthin dhe depresionin.

Çfarë lloj zileje përdorni?

Sipas disa studimeve, zilja e zgjimit mund të shkaktojë një traumë të vërtetë për organizmin. Zile të shkurtra dhe të shpejta perceptohen në mënyrë më efikase nga veshët. Ndaj shmangni zilet tronditëse shumë të larta dhe të pakëndshme. Ndërkohë, mbajtja larg nga shtrati e ziles është një mënyrë shumë e mirë për t’u ngritur nga shtrati.

Rehati në maksimum

Është shumë e rëndësishme që të zgjidhni jastëk të përshtatshëm, sepse nëse çlodheni mirë do të zgjoheni në formë. Kur të ndieni vapë mund të lini një pjesë të grilës hapur në mënyrë që ambienti i shtëpisë të jetë i freskët.

Mëngjesin si mbret

Për vaktin e parë të ditës mund të konsumoni çfarë të dëshironi. Zgjedhja e përbërësve më të mirë për ju do t’ju ndihmojë të jeni në humor të mirë.

Keni përpara gjithë ditën dhe nëse doni të keni fuqi, mëngjesi është momenti më i mirë për të marrë energji nëpërmjet ushqimit. Një fetë tortë të përgatitur në shtëpi, bukë me marmelatë ose të lyer sipas dëshirës, akoma më mirë nëse do të jenë përbërës natyral të cilët janë në gjendje t’ju falin energji. Nëse i doni shumë frutat mund të përgatisni një sallatë frutash në darkë në mënyrë që të flini të qetë.

Gjeni pak kohë për veten

Ndonjë minutë për të bërë pak shtriqe nuk ju kushton asgjë. Kjo gjë do t’ju ndihmojë të kini kontakt me trupin tuaj dhe t’i hapni rrugë emocioneve të veçanta. Mendoni për atë se çfarë ju pëlqen të bëni më shumë gjatë ditës. Më së shumti e gjejmë veten të “lidhur” pas punës dhe me objektiva që kanë të bëjnë vetëm me të, duke harruar shëndetin dhe përkujdesin ndaj vetes. Ndaj dhurojini asaj momente të vogla që ju falin kënaqësi dhe humor të mirë. Papritur dita do të marrë një tjetër ndjesi.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark