×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këshilli i Prindërve përpiqet që ta ndihmojë Kurtin, lëshon deklaratë të çuditshme: Do t’i çregjistrojmë fëmijet nga shkolla

    Insajderi
    29 September 2022 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Këshilli i Prindërve i Kosovës lëshoi një deklaratë të çuditshme, duke bërë thirrje që mësimi të fillojë më 3 tetor, në të kundërtën do të çregjistrojnë masivisht fëmijët nga shkolla.

    Ndër tjerash, Këshilli i Prindërve poashtu paralajmëroi edhe protesta, marshe e hyrje nëpër shkolla.

    Me këtë reagim, Këshilli i Prindërve në të njëjtën kohë është përpjekur që ta ndihmojë kryeministrin Kurti, të cilit do t’i leverdiste fillimi i mësimit.

    Kryeministri ditë më parë tha fjalë të ashpra për drejtuesit e grevës, të cilët i ka quajtur “sindikalistë të PAN-it”

    Ndryshe, ndonëse pati takime, SBASHK-u dhe Qeveria nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje për të përmbushur kërkesën kryesore të grevistëve – 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të Pagave, rrjedhimisht ndaljen e grevës.

    Reagimi i plotë:

    ‼️SHKURT E SHQIP‼️

    🟥Nëse më 3 tetor nuk fillon mësimi në gjithë Kosovën, do të kërkojmë çregjistrim masiv nga shkollat dhe sistemi arsimor do të kolapsojë. Nuk do të ketë më nevojë as për shkolla, as për mësimdhënës e as për institucione arsimore!

    🔴Është e lehtë të prishësh, është kollaj të bllokosh, është e padrejtë greva në arsim!

    🟢HAPINI SHKOLLAT‼️

    ⚫️Kjo thirrje nuk i përjashton edhe format e tjera të shprehjes së pakënaqësisë: protesta, marshe, hyrje në shkolla

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark