×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Haradinajt i përgjigjet Mogherinit për taksën

    Insajderi
    28 November 2018 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avni Arifi, këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, i është përgjigjur Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, në kërkesën e saj për heqjen e taksës 100% ndaj proshimeve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercgovinës, të vendosur nga qeveria e Kosovës javën e kaluar.

    “Dëshiroj që Mogherini dhe ekipi i saj të ishinmobilizuar në zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë në të njëjtën mënyrë siç janë mobilizuar në heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë. Jam i befasuar kur shoh kaq shumë dinamikë dhe emocione në mbrojtjen e interesave serbe. Fatkeqësisht kjo qaje çoinë dështimin total të dialogut.

    Më herët gjatë ditës, Mogherini ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që Kosova ta heqë taksën 100% ndaj prodhimeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

    Kjo kërkesë nga Mogherini është bërë në një bisedë telefonike me Presidentin Thaçi.
    Siç njofton Zyra e Mogherinit, në këtë bisedë janë shqyrtuar zhvillimet e fundit në kontekst të dialogut të ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark