×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këshilltari i Konjufcës rrahu gruan me dru, a do të shkarkohet? Flasin për Insajderin nga kabineti i kryekuvendarit

    Insajderi
    11 May 2023 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më 22 nëntor të vitit 2018 Gjykata Themelore në Pejë kishte vendosur që Drilon Gashit, aktualisht këshilltar i kryeparlametarit, Glauk Konjufca, t’i shqiptohej “Vërejtje Gjyqësore” për shkak se i kishte ushtruar dhunë fizike bashkëshortes së tij, shkruan Insajderi.

    “Vërejtje Gjyqsore- Me të cilën të pandehurit i bëhet me dije se ka kryer vepër të dëmshme dhe të rrezikshme që përbën vepër penale për të cilën nëse ai sërish e përsëritë Gjykata do të i shqiptojë sanksion më të rëndë penal”, thuhej në vendimi e këtij institucioni.

    Këtij vendim i kishte paraprirë raportimi i bashkëshores së Gashit, në të cilin thuhej se i njëjti e kishte rrahur atë me grushta dhe me dru.

    Aktvendim-Drilon Gashi

    Ani pse vendimi ndaj Gashit ishte i formës së prerë, ai më më 29 qeshor të 2021-tës, ishte emëruar nga Glauk Konjufca si Këshilltarë në Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar Ilir Kërçelin, Shefin e Stafit të Kryetarit, i cili ka deklaruar se Gashi akoma vazhdon të jetë pjesë e stafit të Konjufcës.

     “Deri tani është pjesë e stafit, tash e tutje do të shohim si do të veprojmë. Për rastin në fjalë nuk kemi qenë të informuar nga Driloni”, ka thënë ai për Insajderi.

    Gazeta Insajderi ka tentuar të kontaktojë edhe Drilon Gashin por i njëjti nuk është përgjigjur.

    Drilon Gashi-këshilltar i Glauk Konjufcës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark