×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Këshilltari i Pacollit publikon foton e fëmijëve të familjes Jashari: Kur u vranë fëmijët kosovar Nenad Rashiq ka festuar me këngë çetnike

    Insajderi
    05 May 2023 - 10:48

    Mbrëmë në Prishtinë janë ndezur qirinj për të vrarët në një shkollë fillore në Beograd. Aty i pranishëm u pa edhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq. Pas këtij veprim ashpër ka reaguar Jetlir Zyberaj Këshilltar i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, shkruan Insajderi.

    Zyberaj ka kritikuat ashpër qeverinë teksa shkrimi i ka bashkëngjitur fotografinë e fëmijëve të familjes legjendare Jashari. Ai ka shkruar se këta fëmijë u vranë nga strukturat e organizuara serbe e që pas vrasjes së tyre Serbia u ekzaltua.

    Sipas tij kur ky veprim makabër ndodhi ministri i Kurtit, Nenad Rashiq ka qenë duke festuar në Shilvovice me këngë çetnike.

    Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

    Kur jane vrare femijet e Kosoves, Nenad Rashiqi ka qene duke festuar me Shlivovice e kenge Çetnike.
    A ka ndonjë qiri sot nga qeveria dhe nga ata që kanë nostalgji për Jugosllavinë? Edhe mbrame paska ndodh nje cmenduri ne Serbi.

    Natyrisht qe ne nuk i gezohemi tragjedise, por kjo nuk nenkupton hallashtisje deri ne ndezje te qirinjeve.
    A ju kujtohet kur autobusi me nxenes nga Kosova u permbys ne Fush Arrez.

    Ne kete foto jane femijet e Familjes Jashari. Keta nuk jane vrare nga ndonje i ri i cmendur, por jane vrare nga struktura e organizuar e shtetit serb.

    Pas vrasjes se tyre, Serbine e ka perfshire ekzaltimi. Albulena tybe nje qiri per keta femije se ka ndez.

    Kur jane vrare femijet e Kosoves, Nenad Rashiqi ka qene duke festuar me Shlivovice e Kenge Çetnike sigurisht

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark