Këshilltari i Presidentes: Serbia po e nxit situatën në Veri, s’ka njësi speciale atje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këshilltari i Presidentes: Serbia po e nxit situatën në Veri, s’ka njësi speciale atje

    Insajderi
    05 November 2022 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, tha se Serbia po e nxit situatën në veri, derisa ka bërë thirrje që të mos besohen informatat se atje po dërgohet Njësia Speciale.

    “Kini parasysh se informacionet për dislokimin e njësive të Policisë Speciale të Kosovës në veri nuk janë të vërteta. Aty operojnë njësitë e rregullta policore. Për informacione zyrtare, ndiqni njoftimet e Policisë së Kosovës”, ka shkruar ai.

    Vela tha se Serbia po përdor dezinformata të përgjithshme për të mbjellë destabilitet dhe për të provokuar (ri)aksione në veri të Kosovës.

    “Detyrimi i serbëve të Kosovës nga Serbia për t’u larguar (madje edhe përkohësisht) nga institucionet e Kosovës duket se është gjithashtu një përpjekje e Vuçiqit për të minuar progresin dhe nismat e fundit në lidhje me dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ai po ndjek paradigmën e Millosheviqit: zjarrvënës ditën, “paqebërës” natën”, u shpreh Vela.

    Edhe Policia e Kosovës ka mohuar raportimet se Njësia Speciale është nisur në veri pas largimit të serbëve nga institucionet.   


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark