Këshilltari i Veselit thur elozhe për Kurtin, kundërshtarin e shefit të tij – Insajderi
×
Fokus 1

Këshilltari i Veselit thur elozhe për Kurtin, kundërshtarin e shefit të tij

Insajderi
09 October 2019 - 22:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Adri Nuerllari, këshilltari i Kadri Veslit ka thur elozhe për Albin Kurtin, kundërshtarin e shefit të tij.

“Albin Kurti nuk i ka borxh askujt, është i bërë vetë, mundësia e tij për të shkëlqyer është e jashtëzakonshme, i ka të gjitha në dorë”, ka thënë Nurellari në “Arena”, shkruan Insajderi.

“Albin Kurti ka një mundësi fenomenale, dorën në zemër, për të bërë ndryshimin në Kosovë, edhe pse e ka të vështirë, sepse janë premtime të ekzagjeruar”.

“Borxh nuk i ka askujt, është i bërë vetë, atë mund ta duash, e mund ta urresh, por është i bërë vetë. Ai e ka mundësinë të ketë frenat në dorë, i ka kaluar të gjitha fazat, nga struktura, tek inteligjenca e qëndresa, ai është i admirueshëm, nuk ka asnjë pikëpyetje, ta them unë që jam kundërshtar i tij”.

isnajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark