×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Këshilltari i Zelenskyt: Për Ukrainën, Kosova nuk është territor serb, është territor i panjohur

    Insajderi
    24 August 2023 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mihail Podoljak, këshilltari i presidentit të Ukrainës, Volodomyr Zelensky, ka mohuar pretendimet e eruodeputetes, Viola Von Cramon, se presidenti serb Vuçiq i ka ofruar armë Ukrainës në mënyrë që ky shtet të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

    Podoljak ka thënë se s’ka asgjë të vërtetë dhe se deklarimet janë spekulime.

    “Sigurisht që nuk ka asnjë të vërtetë në këtë, është spekulim. Takimi mes Presidentit të Serbisë dhe Presidentit të Ukrainës është padyshim i rëndësishëm. Duhet komunikim në të gjitha nivelet, duhet të kuptojmë pozicionet e njëri-tjetrit”.

    Përveç kësaj, Podoljaka ka thënë se në Ukrainë ekziston një qëndrim zyrtar që nuk e njeh Kosovën.

    “Së pari çdo vend demokratik mund të ketë një dialog të brendshëm. Çdo fuqi politike mund të hapë një dialog nëse një territor duhet të njihet apo jo. Kjo është gjëja e parë – fakti që deputetët ose disa pjesë të elitës politike në Ukrainë diskutojnë diçka nuk do të thotë asgjë tjetër. Dhe e dyta është se ka një qëndrim zyrtar të Ukrainës që e kupton atë Kosovë, pra atë territor të serbëve. Domethënë jo se është serb, por se është një territor i panjohur. Dhe pika e tretë është se unë ende nuk kam bërë paralele mes proceseve që ndodhin në Ukrainë, sepse është një luftë klasike e një shteti që hyri në territorin e një shteti tjetër – Rusisë në territorin ukrainas, dhe po përpiqet të aneksojë territore. Është një situatë lufte e zakonshme agresive”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark