×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Këshilltarja e Kurtit ka disa fjalë për Escobarin e Lajçakun

    Insajderi
    17 March 2024 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilltarja e kryeministrtit të Kosovës, Ardita Sinani, ka kritikuar të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak se nuk kanë takuar ende të zgjedhurit e shqiptarëve në Serbi.

    “I kuptueshëm takimi i fundit me përfaqësuesit serbë të veriut të Kosovës, duke i marrë parasysh zhvillmet. Por e pakuptueshme mungesa e takimeve me të zgjedhurit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Sinani në Facebook.

    Sipas Sinanit, kjo mund të kontribuojë në dërgimin e mesazheve të gabuara për qarqet që po nxisin destabilizimin e gjendjes së sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

    “Shqiptarët në Luginën e Preshevës në veçanti dhe ata në Serbi në përgjithësi, si komunitet joshumicë, mbeten të diskriminuar dhe të shtypur. Këtë e konfirmojnë me dekada edhe raportet e ndryshme zyrtare të instancave të Bashkimit Evropian dhe të administratave respektive amerikane. Lugina e Preshevës si rajon dhe shqiptarët në Serbi përballen me shumë probleme për shkak të mosnormalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, thekson Sinani.

    Më tutje ajo ka ftuar të dytë që takojnë të zgjedhurit e shqiptarëve në Serbi.

     “Prandaj, z.Escobar dhe z.Lajçak, ju ftoj që të takoni edhe të zgjedhurit e shqiptarëve në Serbi. Për të na dëgjuar. Së paku”, u shpreh ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark