×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këshilltarja e Kurtit pas dorëheqjes: Kam kërkuar të anulohet një konkurs përmes së cilit u ndanë 500 mijë euro

    Insajderi
    02 August 2023 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Elizabeth Katherine Gowing, e cila ka dhënë dorëheqje nga puna në Zyrën për Çështje të Komuniteteve që funksionon në kuadër të Kabinetit të Kryeministrit Kurti, ka dalë me një sqarim për këtë vendim.

    Katherine Gowing ka sqaruar se arsyeja pse është dorëhequr është për shkak të një konkursi përmes së cilit janë ndarë gjysmë milioni euro për organizatat joqeveritare dhe mediat në përkrahje të komuniteteve joshumicë.

    Ajo tha se nga ky konkurs kanë përfituar mbështetje financiare nga shteti vetëm tri organizata të cilat kanë bazë në komunitete joshumicë.

    “Kam kërkuar opinion ligjor nga Zyra Ligjore për mundësi për ta anuluar një konkurs që ndan mjetet e shtetit në këtë mënyrë, dhe isha lajmërua se vetëm Komisioni i Ankesave mundet me e anulua këtë konkurs. Kur kuptova të hënën që Komisioni nuk do ta anulojë konkursin, i kam lajmërua që nuk mundem me vazhdua punën me Zyrën për Çështje të Komuniteteve. Nuk mundem me mbajt integritetin tim dhe me mbrojt vendimin e Komisionit Vlerësues për ndarjen e atyre mjeteve”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Tutje, Katherine Gowing ka thënë se do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e këshilltares politike për Çështjet e Komuniteteve, pasi siç ka deklaruar, ka shumë punë për të bërë dhe shumë mundësi e vullnet brenda qeverisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark