×
Show / Fashion

Kështu duken mushkëritë e fëmijëve të infektuar me Covid-19

Insajderi
16 May 2020 - 19:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mjekët amerikanë i kanë publikuar skanimet me CT të fëmijëve të infektuar me koronavirus. Ata paralajmëruan se pacientët e shtrirë në spitale mund të pësojnë dëmtim të mushkërive si pasojë e infektimit.

Ekipi i mjekëve nga Spitali i Fëmijëve në Boston i vlerësuan skanimet me CT të rasteve të fëmijëve për t’i parë karakteristikat kryesore të gjendjes shëndetësore të pacientëve.

Në një hulumtim me 20 fëmijë, gati dy të tretat e tyre kishin të ashtuquajturën perde të padukshmërisë, që është shenjë e përhapjes së madhe të infeksionit.

Gjysma e pacientëve e kishin atë që njihet si “shenja halo”, që shfaqet kur infeksioni e rrethon një masë, të njohur si konsolidim.

Konsolidimi e vështirëson frymëmarrjen, sepse qeskat e ajrit në mushkëri janë të mbushura me substanca të ndryshme, si lëngje apo masë të infeksionit.

Sidoqoftë, duket se fëmijët janë më lehtë të prekur nga koronavirusi sesa të rriturit, por gjendja e tyre rëndohet, nëse vuajne nga ndonjë sëmundje tjetër.

Ekipi i mjekëve që e kryen këtë hulumtim u udhëhoq nga radiologia Alexandra Foust, shkruan “Daily Mail”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark