×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kështu pritet të duket Spitali i Prishtinës, Rama prezanton projektin (FOTO)

    Insajderi
    24 June 2022 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shpalosur ‘Projektin e Fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës’.

    Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar pamjet se si pritet të duket ky spital, në të cilin siç ka thënë, do të ofrohen shërbime gjithëpërfshirëse spitalore të përzgjedhura.

    “U mblodhëm në tryezë bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, Dr. Izet Sadiku, Ministrin e Shëndetësisë, Prof. Rifat Latifi, Shkëlqesinë e Saj, Ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, znj. Nabila AlShamsi, Koordinatorin e TIKA-s Turke në Kosovë, z. Cihan Dinçer dhe miq e partnerë të tjerë për të shpalosur ‘Projektin e Fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës’, të realizuar nga Kompania ICME”, ka shkruar i pari i Prishtinës.

    Ndërsa, ministri Latifi, një ditë më parë tha se bashkërisht me kryetarin Rama kanë filluar tashmë të diskutojnë për këtë projekt.

    Ai derisa shpalosi disa nga prioritet e tij, theksoi se shëndetësia kosovare ka nevojë për investime në infrastrukturë.

    Latifi tha se modernizimi i SHSKUK-së, është tejet i nevojshëm për të ofruar kushte më të mira për trajtim të pacientëve, por edhe për stafin shëndetësor.

    “Kujdesi në spitalin tonë është i mrekullueshëm, por infrastruktura në spitalet tona ku shërohen pacientët, ku punojnë ditë e natë punëtorë shëndetësor ka vend për rindërtim, për tu krijuar në fillim pacientëve por edhe personelit hapësirë dinjitoze ku bëhet puna e mrekullueshme e mjekëve dhe infermierëve tanë”, u shpreh Latifi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark