Cristiano Ronaldo është një nga emrat më të përmendur këtë merkato vere, me portugezin që kërkon largimin nga Manchester Unitedi. Siç bëjnë me dije mediat angleze, favoriti kryesor mbetet Chelsea, me presidentin e ri të “Bluve”, Tod Boehli që kërkon 37-vjeçarin në skuadër.
Gjithashtu mediat angleze kanë theksuar se trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel nuk mendon për transferimin e Ronaldos dhe kërkon që merkatoja të përqendrohet te mbrojtja.
Në një video të postuar në rrjet, një prej tifozëve pyet gjermanin nëse Çelsi do ta transferojë portugezin në “Stamford Bridge”. Përgjigja e Tuchel erdhi dhe me një buzëqeshje ku thotë: “Unë nuk do t’iu a them” dhe më pas largohet.
Kjo gjë ka lënë të mendohet se gjermani ka ndërruar mëndje për Ronaldon dhe ndoshta tashmë Chelsea do të nisë punën për ta afruar atë në Londër sezonin e ardhshëm.