×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kështu u sulmua gjyqtari shqiptar nga tifozët e Egnatisë

    Insajderi
    01 February 2022 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Egnatia dhe Dinamo u ndanë në një barazim 1-1 ndeshjen e fundit e javës së 18 në Abissnet Superiore, teksa takimi mes skuadrave prodhoi shumë episode, të cilat në fakt nuk iu buzëqeshën vendasve. Kështu, që në minutën e parë Egnatia mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Gëzim Krasniqit pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Patrik Bardhit.

    Ndërkohë, në vazhdim, vendasit pretenduan një penallti pas një prekje të topit me dorë të Samake, megjithatë trajneri Enea Jorgji nuk pati asnjë dyshim për të vijuar lojën pavarësisht protestave. Por, pas kësaj situate tensioni u rrit teksa pati protesta jo vetëm nga stafi i Egnatias, por edhe nga tifozët në tribuna.

    Kështu, në fundin e pjesës së parë, Jorgji u kontestua teksa linte fushin për të shkuar te dhomat e zhveshjes, një episod që bëri që edhe pjesa e dytë të niste me vonesë. Por, nervat nuk i ranë vendasve ndërsa e njëjta situatë u përsërit edhe në përfundim të ndeshjes, ku nga tribuna teksa Jorgji po dilte nga fusha vërshuan shishe dhe sende të tjera.

    Megjithatë, forcat e sigurisë bënë të mundur që arbitri të largohej pa u lënduar nga fusha duke mos lejuar të goditej nga sendet që u hodhën nga tribuna e rrogozhinasve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark