Vlerësime pozitive për Nedim Bajramin dhe Kristjan Asllanin. Mesfushori i kombëtares shqiptare u aktivizua në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Interit dhe shënoi golin e baarzimit 1-1, falë një asisti të të riut që është pjesë e Shqipërisë U21.
Asllani ishte në formacionin dhe u zëvendësua në shtesën e parë të ndeshjes. “Gazzetta dello Sport” i ka vlerësuar pozitivisht dy futbollistët shqiptarë, madje notë më të lartë, 8, tek Empoli ka vetëm portieri Jacopo Furlan.
NEDIM BAJRAMI (NOTA – 7.5)
“Kënaqësi për sytë për mënyrën se si luan, jo vetëm për golin. Arrin ta gjejë pozicionin, e kupton se ku mund t’i bëjë keq kundërshtarit. Në momentin që futet ndryshon fytyrën e Empolit. Është gati të kalojë në një ekip më të madh”.
KRISTJAN ASLLANI (NOTA – 6.5)
“Dha asistin që solli golin. E nisi si mesfushor sulmues, më pas Andreazzoli e zhvendosi në krahun e majtë dhe aty u paraqit shumë më mirë”.
Në këtë ndeshje u paraqitë edhe mbrojtësi Ardian Ismajli, por në fund të pjesës së dytë. Ai u aktivzua për të ndihmuar mbrojtjen për ta ruajtur epërsinë, të cilën skuadra e Empolit nuk ia arriti.
Interi pas 120 minutave mposhti Empolin me rezultat 3:2.