×
  • Showbiz
  • Show

    Këta banorë nuk marrin pjesë në “dasmën” e Kiarës dhe Luizit

    Insajderi
    01 February 2023 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Si shumë sfida e lojëra të cilat banorët duhet të realizojnë përgjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “BigBrotherVIP Albani”, sonte atyre iu vendos edhe një e  tillë.

    Ata duhej të arrinin realizimin e organizmit të një dasme tradicionale.

    Pasi që vendosën rolet, nisën edhe përgatitjet.

    Dasma nisi me kurorëzimin e çiftit Kiara dhe Luiz, e më pas me muzikë e atmosferë të përcjellë edhe nga banorët.

    Por ajo çfarë bie në sy gjatë kësaj dasme është se “grupi Olta”, apo përkrahësit e Oltës po vazhdojnë të qëndrojnë larg vendit ku po këndohet e vallëzohet.

    Vetë Olta, Amosi, Dea, Kristi e disa të tjerë vazhdimisht qëndrojnë të larguar nga Luizi e Kiara.

    Pavarësisht kësaj, çifti bashkë me të tjerët po shijojnë atmosferën e dasmës.

    Kiara dhe Luizi sonte i dhanë njëri-tjetrit edhe puthjen e parë, atë që Luizi e kishte kërkuar disa herë radhazi nga Kiara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark