×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Këta edhe në njoftime mortore vjedhin” – “lufta” me afishe mes LDK-së e LVV-së

    Insajderi
    27 January 2023 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas një aksioni simbolik të forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët vendosën disa “njoftime për të pame” në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ka reaguar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arlind Manxhuka duke thënë se ua kanë vjedhur idenë e këtij aksioni.

    Manxhuka përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se forumi Rinor i LDK-së edhe në njoftime mortore vjedhin, duke i quajtur “Hajna tipik”.

    Po ashtu ai në statusin e tij ka vendosur disa fotografi të një aksioni të LVV-së të mbajtur më 23 dhjetor të vitit të kaluar.

    “Këta edhe në njoftime mortore vjedhin. Hajna tipik. Hajna…Në të vërtetë ka vdekur kauza e tyre e madhe e 25 gushtit 2015, ajo e themelimit të ‘Zajednicës’.

    Fotoja e parë është nga aktiviteti i Rinisë për VETËVENDOSJE!, më 23 dhjetor 2022, në shtatë vjetorin e shpalljes së vdekur të ‘Zajednicës’”, ka shkruar Manxhuka. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark