×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Këta ishin deputetët që votuan Gjykatën Speciale, që sot dënoi Calin me 26 vjet burgim

    Insajderi
    16 December 2022 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e parlamentit të Kosovës më 3 gusht të vitit 2015, me shumicë votash kanë votuar ndryshimet kushtetuese, që mundësonin themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

    Pas një seance maratonike që nga mëngjesi, pro themelimit të Gjykatës Speciale votuan 82 deputetë, 5 ishin kundër dhe një abstenoi.

    Amendamentin për ndryshimin e kushtetutës, që mundëson themelimin e Gjykatës Speciale, e prezantoi para deputetëve kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

    Kundër themelimit të Gjykatës Speciale ishin tri partitë politike opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën.

    Kjo është lista e plotë e deputetëve që votuan Specialen.

    Po, nga kjo Gjykatë ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar të premten me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

    Ai u dënua në emër të popullit të Kosovës, shkruan Insajderi.

    “Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluara në aktgjykim dhe të përmbledhura më lartë, dhe duke marr parasysh të gjitha provat dhe argumentet e palëve mbrojtëse të viktimave, Trupi Gjykues, në bazë të neneve 43 dhe 44 të Ligjit dhe rregullave 158 dhe 159, 163 dhe 165 të Rregullores, ju shpall juve z. Mustafa, fajtor për“, tha kryegjykatësja, Mappie Veldt-Foglia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark