×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Këta janë 10 njerëzit më të kërkuar në Google në vitin 2022

    Insajderi
    04 January 2023 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Si çdo vit tjetër edhe sivjet kompanitë botërore kanë klasifikuar personazhet e njohura  në kategori të ndryshme. Ndër to edhe Euronews pasqyroi grafitet e personazheve më të kërkuar nga publiku në makinën e kërkimit në Google.  

    Në krye të listës është aktori, Johnny Depp.

    Në fillim të këtij viti, pas një procesit të gjatë gjygjsor të realizuar në sytë e publikut, gjykata e shpalli atë të pafajshëm për veprën abuzim fizik dhe verbal kundrejt ish- bashkëshortes së tij Amber Heard.

    Procesi gjyqësor në mes dy ish- bashkëshortëve bëri që ata të ishin në qendër të vëmendjes për një periudhë të gjatë kohore, madje edhe tash kur gati kanë kaluar një vit.

    Fituesi i çmimit Oscar për herë të parë në jetën e tij, dhe i dënuari nga kjo akademi me mos prezencë për 10 vitet e ardhshme, aktori Will Smith ka arritur të jetë njeriu i dytë më i klikuar në Google për vitin 2022.

    E gjitha kjo ndodhi pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar.

    Në të cilën, Smith ka goditur me shuplakë prezantuesin e ceremonisë komedianin, Chris Rock, pasi që ky i fundit bëri shaka me gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith.  

    E ish- bashkëshortja e Depp, aktorja Amber Heard është renditur e treta në listë për nga interesimi që patën publiku ndaj saj.

    Ajo bëri bujë sidomos për humbjen e “betejës” gjyqësore me Depp.

    “Kam mbrojtur të vërtetën time dhe duke vepruar kështu, jeta ime, siç e dija, u shkatërrua. Fyerja me të cilën jam përballur në mediat sociale është një version i përforcuar i mënyrave në të cilat gratë viktimizohen kur dalin përpara”, ka deklaruar ajo kohë pas përfundimit të procesit.

    Presidenti rus Vladimir Putin u rendit si personi i katërt më i kërkuar në Google.

    Sidomos pas dhënies së urdhrit për sulm të armatosur kundrejt Ukrainës.

    E njejta rastësi si me Depp dhe Ambër të cilët në listën e personazheve më të kërkuar të vitit u renditën njeri pas tjetrit me një përsonazh në mes, ka ngjarë edhe me  Will Smith dhe Chris Rock.

    Pas përballjës Smith vs Rock , prezantuesi i Oscars Chris Rock është në vendin e pestë. 

    I gjashti në listë dhe i pari më i kërkuar nga atletët arriti të bëhet Novak Gjokoviç.

    Ai për shkak të mos vaksinimit ishte ndaluar nga autoritete australiane të garonte në Australian Open dhe US Open, por përkundër saj ai ka fituar çmimin e tij të shtatë të Wimbledon dhe finalet e ATP.

    Mashtruesja gjermane me origjinë ruse, Anna Delvey – ose Anna Sorokin – zë vendin e shtatë.

    Anna e akuzuar për mashtrim ndaj hoteleve dhe bankave në periudhën 2013- 2017 bëri bujë pas lansimit të serialit në Netflix i cili u  u nominua për tre çmime Emmy.

    Influenceri i bllokuar nga Instagram, Facebook, TikTok dhe YouTube për lansimin e videove me përmbajtje mizogjene dhe të dhunshme, Andrew Tate.

    Ai në fillim të këtij viti është arrestuar nga autoritete romune nën dyshimet për trafikim me qenie njerëzore dhe dhunë.

    Kryeministri i parë jo i bardhë i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak është personazhi i nëntë më i kërkuar i vititi.

    Burri nga izraeli i dyshuar për vjedhje, falsifikim dhe mashtrim të grave në aplikacion të takimeve, Simon Leviev.

    I dhjeti i listës u bë i njohur pas lansimit të serisë së dokumentarëve në Netflix, ku pasqyrohet jeta e tij, shkruan Euronews.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark