×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Këta janë 14 deputetë e VV’së që votuan kundër Kodit Civil

    Insajderi
    20 February 2023 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Labinotë Demi – Murtezi, Eman Rrahmani, Burim Karameta, Gramoz Agusholli, Visar Korenica, Driton Hyseni, Fitim Haziri, Drita Millaku, Fjolla Ujkani, Ekrem Mustafa, Alban Bajrami, Valon Ramadani, Milazim Salijaj, Nijazi Isaku janë 14 deputetë e Vetëvendosjes që votuan kundër Kodit Civil, shkruan Insajderi.

    Eman Rrahmani edhe njëherë për Insajderi sot ka konfirmuar se nuk ka votë për këtë projektligj.

    “Prapë njëjtë them, nuk do ta votojë, qëndrimi që kam pasur ashtu mbetet”, ka thënë shkurt Rrahmani për Insajderin

    Kodi Civil dështoi të miratohet vitin e kaluar ndërkohë së shpejti pritet të procedohet për miratim në Qeveri dhe më pas në Kuvend. Kështu kanë konfirmuar sot edhe nga Ministra e Drejtësisë.

    Përveç deputetë të pozitës, kundër kanë votuar edhe Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Pal Lekaj, Bekë Berisha, Albana Bytyçi nga AAK dhe Mërgim Lushtaku nga PDK. Kundër kanë votuar edhe deputetët e komuniteteve jo-shumicë.

    Ndërkohë kanë abstenuar Gazmend Gjyshinca, Hydajet Hyseni, Mirlinda Tishukaj – Sadiku, Driton Hyseni.

    Pas dështimit të miratimit të Projekt-kodit Civil, nga Qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje ishin zotuar se ky do shqyrtohej sërish gjatë vitit 2022. Një gjë të tillë nuk ndodhi, përkundër asaj që kishte thënë më 8 gusht shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

    “Për sa i përket pyetjes për Ligjin e Pagave dhe Kodin Civil, përgjigja është po. Të dyja do të trajtohen në sesionin vjeshtor. Kodi civil është i paraparë që të përcillet në Qeveri dhe të vije në Kuvend, po shpresoj në javët e para të sesionit vjeshtor, ashtu siç edhe i kemi indikacionet nga Ministria e Drejtësisë”, kishte thënë ajo.

    Në mars të vitit të kaluar, nga 61 deputetë që votuan, 28 ishin për, 29 kundër dhe katër prej tyre abstenuan. Në mesin e atyre që votuan kundër Kodit Civil, të sponsorizuar nga Qeveria, ishin edhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosjes dhe të komuniteteve jo shumicë.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark