×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Këto dy vendime i mori sot Qeveria e Kosovës

    Insajderi
    23 February 2024 - 17:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës ka miratuar sot listën e kandidatëve të propozuar për tre anëtarë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

    Pjesë e listës janë Habib Basholli, Nasuf Mjekiqi, Bahri Karaça; Avdi Mjeku, Hasan Preteni dhe Kaltrinë Demiri.

    Po ashtu, është miratuar edhe kërkesa e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për rritjen e kufirit të shpenzimeve në shumë prej 10 milionë euro për Projektin “Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Fushë Kosovë – Han i Elezit”, nga fondet e huamarrjes klauzola e investimeve.

    Rritja e kufirit të shpenzimeve bëhet për mbulimin e obligimeve të projektit nga Kredia me Bankën Evropiane për Investime dhe nuk ndikon në tejkalimin e kufirit të deficitit sipas rregullës fiskale”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark