Makina lukzoze Lamborghini tërheq shumë vëmendje, por kur brenda saj ndodhen dy gra të moshuara vëmendja kthehet në një çudi.
Peggy Glenn dhe Audrey Linden janë “mbretëreshat e Lamborghini-t” siç e quajnë ato veten, të cilat e marrin makinën nga garazhi dhe nisen për në supermarket.
Pothuajse të gjithë i hedhin sytë nga makina dhe kur shohin se kush ndodhet brenda saj mbesin me gojë hapur.
Teksa gjyshet dalin nga Lamborghini, kalimtaret e rastit nuk hezitojnë tu bëjnë fotografi apo video./Insajderi.com