×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Këto janë 11-shet startuese të sfidës në mes Holandës dhe Ekuadorit

    Insajderi
    25 November 2022 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Stadiumi “Khalifa International” do të presë sot në orën 18:00, ndeshjen e dytë të grupit A atë mes Hollandës dhe Ekuadorit.

    “Tulipanët” e Louis Van Gaal do të rreshtohen me formacionin 5-3-2. Në portë ndodhet “hajmali” e Van Gaal, Noppert. Mbrojtja me 5 do të formohet nga Dumfries, Timber, Van Dijk, Ake dhe Blind të rreshtuar nga e djathta në të majtë. Koopmeiner, De Jong dhe Klaassen do të ofrojnë siguri për mbrojtjen si dhe për furnizmin me pasime të sakta dyshen e sulmit, Bergëijn-Gakpo.

    Në krahun tjetër “trikolorët” e drejtuar nga Gustavo Alfaro janë rreshtuar me një formacion defensiv siç është 5-4-1. Në portë ndodhet Galindez dhe përballë tij Preciado, Vernaza, Torres, Hincapie dhe Estupinan, për të ofruar sa më shumë siguri në mbrojtje. Mesfusha me 4 do të formohet nga Estrada, Caiced, Mendes dhe Plata, ndërsa i vetëm në sulm ndodhet heroi i ndeshjes hapës Ener Valencia.

    Ndërkaq, kujtojmë se ndeshja e orës 14:00 mes Katarit dhe Senegalit përfundoi me rezultatin 1-3.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark